“Nga regjimi nuk dilet me zgjedhje”, Fatos Lubonja: Narkoshteti ka krijuar njeriun e vet, ja çfarë duhet të bëjë PD dhe forcat opozitare…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Opinion” në News24, u shpreh për situatën politike pas zgjedhjeve. Sipas tij, nga një regjim, qoftë edhe nga ky i sotmi i krijuar në Shqipëri, nuk dilet me zgjedhje të tilla si ato të 11 Majit.

Lubonja pohoi se ky narkoshtet ka krijuar krijuar njeriun e vet, ku në qendër është paraja, ndërsa intelektualin ose e ka detyruar të largohet, ose e ka nënshtruar. Sipas analistit, një rënie afatshkurtër e këtij regjimi do të ishte vetëm nëse do të kishte një ndërhyrje nga jashtë.

“Shqiptarët Presin nga “Porta e Lartë” (ndërhyrje nga jashtë, referuar vendeve perëndimore dhe SHBA). Ka një ndryshim nga urimi i fundit nga Ambasada Amerikane, është më i rezervuar, ndryshe krejt nga ai i katër viteve më parë. Thjesht një urim i thatë, ku në qendër ishte populli shqiptar. Kjo ka të bëjë nga ndryshimi i presidentëve, administrata e Biden dihet që ishte mbështetëse hapur e Ramës. Ndryshe është me ardhjen e Trump.

Nga regjimi nuk dilet me zgjedhje. Sepse regjimi krijon njeriun e ri, shpëlan trurin, ashtu si në kohën e Enver Hoxhës. Ky është një lloj narkoshteti ka krijuar njeriun e vet, ku në qendër tashmë paraja. Është mbijetesa ekonomike në një aspekt, ndërsa në krahun tjetër është oligarkia. Këtu edhe intelektualët rrinë të heshtur se kanë frikë, nuk jetojnë me lirinë e tij. Prandaj një pjesë e mirë kanë ikur, një pjesë nënshtrohen dhe thonë e ka fajin Saliu.

Ka një dalje afatshkurtër nga regjimi dhe një dalje afatgjatë. Por së pari duhet të ndërtohet njeriu i ri. Një ndryshim i shpejtë është të ndërhyjë “Porta e Lartë”. Në terma afatgjate, zullumet e regjimit mund të shtohen dhe vjen vetvetiu revolucioni edhe nga brenda një force politike. Evoluvioni me marrjen pjesë në zgjedhje, shto këtu mosbindjen civile, është një formë tjetër.

Një gjë nuk kuptoj, cili është kriteri që të mos njihen zgjedhjet? Këto të OSBE/ODIHR gjithnjë thonë janë bërë përmirësime. Por për mua është përkeqësuar, përveç atyre të vitit 1996, sepse vetëm ato që nuk zgjedhje. Çfarë duhet të bëjë PD? Medoemos që të bashkojë gjithë forcat opozitare dhe nuk ka punuar për këtë. Fakti që Berisha nuk shkon përtej militantëve, duhet që patjetër të hapet, për t’u bashkuar te çështja finale e rrëzimit të regjimit. Edhe partitë e vogla nuk arritën të bashkoheshin. Janë një lloj kopje e partive të mëdha, me drejtimin e një lideri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×