Ofertë joshëse, kapitenit të Kombëtares i del emri në Katar

Skuadra nga Katari, Al-Rayyan po tregon interes për kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Al-Rayyan ofron 10-15 milionë euro te Atalanta, me propozimin ekonomik që është i kënaqshëm edhe për vetë mbrojtësin.

Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Berat Gjimshitit, i cili mund të ndërroje mjedis pas disa sezonesh në Bergamo.

Berat Gjimshiti ka luajtur më shumë se 270 ndeshje me Atalanta që prej vitit 2016 ku u transferua nga Zurich.

Mbetet për t’u parë se si do shkojnë gjërat, me verën që do të jetë e nxehtë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×