Shqipëria ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit, e planifikuar për 7 qershor ndaj Serbisë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Drejtori i Komunikimit për FSHF, Fatjon Kodra bëri me dije se Armando Broja ka patur probleme muskulore. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, pasi rezonanca ka rezultuar negative dhe lojtari do jetë në dispozicion për sfidën në “Arena Kombëtare”.
“Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë një rezonancë, por për fat të mirë ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë me grupin dhe është stërvitur normalisht. Është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës”, tha Kodra për Klan News.