“Rama foto me Nusretin e biftekut 1.000 euro”/ Berisha: Shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë euro biletë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të një fotografie të këtij të fundit me kuzhinierin e njohur turk Nusret në Mynih.

Berisha e akuzoi Ramën se po sillet si “sheik”, duke shijuar luksin, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, qytetarët vuajnë pasojat e krimeve elektorale.

Ai theksoi se Rama ka shpenzuar 30-40 mijë euro për të ndjekur finalen e Champions League, ndërkohë që u fotografua me Nusretin e famshëm, që shet biftekun që kushton 1.000 euro.

Kreu i PD Sali Berisha: Rama si sheik shijon krimet e tij elektorale. Ai shkoi në Mynih dhe doli në foto me Nusretin, që shet 1000 dollarë biftekun. Edi Rama pagoi 30-40 mijë euro për të parë ndeshjen.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×