Studentët e Inovacionit dhe Teknologjisë në “Luarasi” do të marrin edhe diplomën e Universitetit të Londrës, Bakiu: Po përshtatemi me tregun 

Programi i tretë i përbashkët i studimit mes Universitetit “Luarasi” dhe London School of Economics është Inovacioni dhe Teknologjia.

Kris Bakiu – Pedagog i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Luarasi” u shpreh në studion e News24 se dega e Inovacionit dhe Teknologjisë është programi më i mirë që ofrohet, në bashkëpunim me Universitetin e Londrës.

Ai tha se universtiteti Luarasi po përshtat kurrikulat me dinamikat e tregut duke orientuar fushën e studimit drejt sistemeve bashkëkohore dhe kërkesave të tregut.

“Të tre programet burojnë nga LSE, janë ndërtuar nga London School of Economics dhe copyright është i tyre. Programi Bachelor në Data Science është ndër programet më të reja që LSA ka shtuar për t’iu përshtatur dinamikave që ka sot tregu. Nëse para 5 vitesh flisnim për digjitalizim dhe revolucionin e katërt industrial, sot 3-4 viteve më vonë flasim për revolucionin e pestë që është inteligjenca artificiale. Kur flasim për inteligjencë artificiale, flasim për zëvendësim punësh ose zhvendosje të vendeve të punës. Do të ketë profesione, por do të jenë ndryshme. Është nevoja për një përshtatje të sistemit arsimor”, tha Bakiu.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×