Nuk ka dilema, Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid. Sulmuesi francez ka rinovuar kontratën me Los Colchoneros deri në vitin 2027.
“Atleticos, jam shumë i lumtur që do të vazhdoj ta vesh këtë fanellë të mrekullueshme për shumë vite të tjera.
“Shpresoj t’ju sjell shumë gëzim. Një përqafim i madh, ju dua”- tha ai.
Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos me 197 gola që mbajnë emrin e tij, duke tejkaluar 173 golat e shënuar nga Luis Aragonés. Griezzmann është gjithashtu lojtari i tetë që ka veshur fanellën e kësaj ndeshje, më shumë herë në një ndeshje zyrtare (442).