Universiteti “Luarasi” është i orientuar tanimë në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programave të studimit. Luarasi ka bërë realitet hapjen e tre programave të përbashkëtra me LSE dhe në përfundim të këtyre programeve lëshohen diploma të përbashkëta nga të dy universitetet.
2 nga programet i përkasin Ekonomikut, një në Menaxhim Biznesi dhe tjetri në Financë, ndërsa programi i tretë në Data Science.
Agim Alia, drejtues i zyrës së çështjeve ligjore në Universitetin “Luarasi” tha në programin e drekës në News24, se për herë të parë në Shqipëri do të jetë prezent një prej universiteteve më prestigjioze në botë, London School Economics, i cili ka një eksperiencë mjaft të pasur në ofrimin e diplomave ndërkombëtare.
“Studentët e Luarasit do të përfitojnë nga një kurrikul i hartuar nga Universiteti më i mirë në botë, i rankuar i tillë për vitin vitin e kaluar në Britaninë e Madhe. Studentët do të kenë akses falas në librarinë e Universitetit të Londrës, por jo vetëm, sepse Universiteti i Londrës është pjesë e një federate universitetesh dhe kjo i jep mundësinë të jenë pjesë e këtyre programeve, të kenë bashkëpunimin me studentët e tjerë dhe në fund do të pajisen me një diplomë e cila do të jetë e njëjtë qoftë nga forma, përmbajtja me diplomën që do të lëshohet nga Universiteti i Londrës për studentët që studiojnë në kampusin e Londrës”, theksoi ai.
()