Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Ai ka zbuluar edhe mesazhin që ka lënë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
“Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në Ballkan, paguhet me 7 mijë euro personin, do të shpallet seksion i kartelit Troplini, më të fuqishëm të drogës në Europë, i vetmi që administron Portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lash Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave”, tha ai.