VIDEO/ Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, Prefektura Fier kërkon ndërhyrje nga ajri

Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës.

Zjarri i djeshëm masiv u shua mëngjesin e sotëm, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni i vështirë ranor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse duke detyruar efektivët të përdorin mjete rrethanore.

Ndërkohë Bashkia Fier ka vënë në dispozicion edhe një traktor me zinxhir për hapjen e korridoreve. Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Darëzezë ka ndodhur paralelisht me një një tjetër vatër zjarri në kodrat e Zhupanit ku edhe në këtë zonë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qënë e kufizuar.

Burime pranë prefekturës Fier, bëjnë me dije se është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×