Ish-anëtari i KQZ-së, juristi Artan Laze, e ka cilësuar qëndrimin e kreut të PD-së Sali Berisha për ankimimin e rezultatit në disa qarqe, në përputhje me rregullat dhe parimet e procesit zgjedhor.
“Zoti Berisha në këtë aspekt, ka të drejtë. Janë subjektet politike që kanë të drejtën të ankimojnë procesin zgjedhor. Po ashtu edhe kandidatët e pavarur dhe organizatat e treta, si OJQ-të apo organizatat ndërkombëtare,” – deklaroi Laze.
Ai theksoi se kandidati nuk legjitimohet veçmas, pasi është në funksion të subjektit politik që e ka propozuar. Megjithatë, vuri në dukje një shqetësim më të gjerë për klimën politike në vend dhe për rolin e dobësuar të opozitës.
“Si qytetar, i jap të drejtë opozitës. Është kaq e rrudhur në numra, sa që nuk duhet të jetë në këtë gjendje. Fatkeqësisht, pushteti po tregon shenja arrogance dhe po lëviz drejt autoritarizmit. Por kjo nuk është vetëm faj i pushtetit edhe opozitës i mungon strategjia,” u shpreh Laze.
Artan Laze: Mendoj se Berisha është në pajtim në lidhje me procesin e ankimimit të parimeve të procesit zgjedhor. Janë subjektet që bëjnë ankimin. Janë kandidatët e pavarur dhe janë palët e treta, OJQ, organizata ndërkombëtare. Zoti Berisha në këtë aspekt ka të drejtë.
Kandidati nuk legjitimohet është në funksion të subjektit të partisë. Ajo që më vjen keq, si qytetar i jap të drejtë opozitës. Kaq e rrudhur në numra opozita nuk duhet. Pushteti me arrogancë është drejt autoritarizmit.
Kjo jo për faj të pushtetit, por edhe mungesë strategjie nga opozita. I mungon strategji në grupin e punës, në avokatët e mbrojtjes. Kjo histori nuk duhej diskutuar në media. Në këtë moment vullneti i partisë duhet të predominojë mbi vullnetin e kandidatit.
()