
Shkaku i vdekjes së stilistit të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, është bërë i ditur. Guerrero vdiq si pasojë e një pneumonie të rëndë. Sipas informacionit nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles, ai kishte kontraktuar një infeksion nga një fung që ndodhet natyrshëm në mjedis, për shkak të një sistemi imunitar të dobët.
Vdekja e tij është klasifikuar si natyrale.
Lajmi për humbjen e Guerrero u dha nga motra e tij më 22 shkurt, e cila njoftoi për vdekjen e tij të papritur në moshën 34 vjeçare.
“Me zemër të rënduar, ju njoftojmë se Jesus Guerrero ka ndërruar jetë,” shkruante Gris në një postim në faqen e tij të GoFundMe.
“Ai ishte bir, vëlla, dajë, artist, mik dhe shumë më tepër. Lindi dhe u rrit në Houston, Texas, nga prindër emigrantë, dhe punoi me shumë pasion për të arritur majat e karrierës.”