Zyrtare, Anderlecht merr vendimin për trajnerin Besnik Hasi

Tani është zyrtare. Anderlecht do të vazhdojë t’i besojë pankinën trajnerit shqiptar, Besnik Hasi. Hasi do të drejtojë këtë ekip, edhe për sezonin e ri.

“Jam krenar dhe i lumtur për besimin që klubi më ka dhënë dhe mezi pres të vazhdoj punën time.

Gjatë javëve të fundit kam mundur të përjetoj nga afër atë që funksionon mirë dhe ato aspekte që kërkojnë përmirësim në skuadrën e parë. Dua ta përdor këtë njohuri, së bashku me drejtuesit sportivë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt sezonit të ardhshëm.” – tha Hasi.

Kujtojmë që Hasi firmosi me këtë ekip para fillimit të Play Off-it.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×