Anglia mendon që tani për Botërorin, Tuchel shqetësohet për temperaturat e larta në SHBA

Anglia kryeson me 6 pikë pas dy fitoreve në grupin K eleminator të Kupës së Botës 2026, pas dy fitoreve, grup në të cilin bënë pjesë edhe përfaqësuesja jonë

Ekipi i Thomas Tuchelit është në Girona të Spanjës për një kamp stërvitor, ku po përgatitet për sfidën e radhës atë që “3 Luanët” do ta luajnë të shtunën ndaj Andorrës. Kualifikimi për në botërorin e ardhshëm pritet të jetë formalitet, pasi Anglia është skuadra favorite padyshim për të qenë në krye të grupit eleminator, ndaj ekipi i Tuchel ka nisur të mendojë që tani për tu përgatitur për të ardhur në formë sa më të mirë për sfidat që do të zhvillohen në SHBA vitin e ardhshëm.

BBC shkruan ditën e sotme se jo më kot tekniku gjerman Thomas Tuchel ka përzgjehdhur të zhvillojë stërvitjet në Spanjë, kjo për të mësuar lojtarët e tij me temperaturat e larta si dhe lagështinë e madhe. që pritet të ketë gjatë zhvillimit të Kupës së Botës në SHBA.

Lojtarët do të kryejnë teste fizike brenda tendave, duke shfrytëzuar biçikleta stërvitjeje. Temperatura në tenda do të jetë ajo që pritet të jetë gjatë Botërorit, ndërsa rikuperimi i lojtarëve do të analizohet.

Trajneri gjerman Tuchel ka thënë se pret që lojtarët të vuajnë në kushtet e Botërorit. Ai do të udhëtojë në SHBA këtë muaj për t’i vlerësuar kushtet. Gjatë këtij muaji mbahet edhe Botërori për klube.

Ka paralajmërime se temperatura në 14 nga 16 stadiumit që përdoren për Kupën e Botës 2026 mund të kalojnë “nivelet potencialisht të rrezikshme” gjatë turneut. Në Dallas për shembull, në më shumë se 80 për qind të ditëve të qershorit dhe korrikut temperatura kalon 28 gradë celsius.

Kualifikimi në Botëror nuk pritet të jetë problem për Anglinë, që ka fituar dy ndeshjet e para dhe udhëheq në grup me gjashtë pikë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×