SPAK dhe autoritetet finlandeze zhvilluan një operacion të përbashkët për të goditur grupe kriminale të trafikut të drogës në Finlandë. Në një konferencë për media, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, dha detaje nga hetimi.
Shehu njoftoi se gjatë vitit 2024 janë zbuluar dhe sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Në maj, SPAK kërkoi masa sigurie për 11 persona, ndërsa Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar miratoi arrest me burg për ta. Operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pjesëmarrjen edhe të policisë finlandeze. Si rezultat, u arrestuan 9 persona, ndërsa vijojnë përpjekjet për kapjen e dy të tjerëve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe dokumente të shumta, ku një pjesë e konsiderueshme përmban informacione të rëndësishme në gjuhën finlandeze lidhur me aktivitetin kriminal të të arrestuarve.
Prokurori i SPAK, Alfred Shehu: Gjatë vitit 2024 janë zbuluar dhe sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Në maj, SPAK depozitoi kërkesën për masat e sigurimit për 11 persona, dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar miratoi arrest me burg për ta. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pjesëmarrjen edhe të policisë finlandeze. Si pasojë, u arrestuan 9 persona, ndërsa po vijojnë përpjekjet për kapjen e dy të tjerëve.
Gjatë kontrollit u konfiskuan 8 makina, telefona celularë dhe shumë dokumente, nga të cilat një pjesë e madhe përmbajnë informacione të rëndësishme në gjuhën finlandeze që lidhen me aktivitetet kriminale të personave të përfshirë.