48 orë kohë për të vendosur në lidhje me trajnerin për sezonin e ri. Inter nuk ka kohë të “vajtojë” për disfatën e rëndë në Champions League, presidenti Marotta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues duhet të vendosin shpejt, pasi ekipi duhet të bëhet gati për Botërorin e Klubeve. Këtë të martë është planifikuar një takim kokë më kokë mes Inzaghi-t dhe presidentit Marotta, me teknikun zikaltër që është përpara një zgjedhje të fortë, të lë pas dështimin e këtij sezoni dhe të nis gjithçka nga e para, ose të pranojë ofertën e Al Hilal: “Inzaghi-Inter, dita e së vërtetës, brenda apo jashtë. Fabregas qëndron si hije”, shkruan Corriere dello Sport.

Nëse Inzaghi vendos të largohet, Marotta do të hidhet me kohë të plotë të bindur Fabregas, është ai i përzgjedhuri i stafit zikaltër për post Inzaghi. Pavarësisht dëshirës, nuk është e thjesht për të arritur te Fabregas, kjo pasi tekniku spanjoll është i lidhur me Como-n me një kontratë deri në 2028, jo vetëm kaq, por dhe vetë trajneri ndihet komod në krye të këtij ekipi, kjo pasi së fundmi refuzoi edhe një ofertë zyrtare nga Bayer Leverkusen. Sigurisht, Fabregas ka kërkuar edhe një konfirmim nga ana e Como-s pasi palët janë përfshirë në negociata për të rinovuar kontratën e tij aktuale.
Spanjolli përfiton afro 1,5 milionë euro në sezon, një shifër që i qëndron ngushtë një trajneri që kërkohet nga shumë klube të mëdha. Në rast se dështon pista Fabregas, dy opsione të tjerë janë De Zerbi dhe Chivu.
()