“Dua të fitoj gjithçka”, Yamal duartroket PSG: Zhvilluan sezon fantastik

Lamine Yamal mbylli një sezon fantastik, si në aspektin personal, ashtu edhe me Barcelonën, ku arritën të fitonin 3 trofe, La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. Gjithashtu, talenti blaugrana rinovoi edhe kontratën e tij aktuale me Barçën deri në 2031. Në një intervistë për Cadena Ser, Yamal preku shumë çështje, duke nisur nga diskutimi që po bëhet së fundmi në lidhje me favoritët për të fituar “Topin e Artë”:

“Unë thjesht zbres në fushë, luaj dhe argëtohem, pastaj çfarë ndodh le të ndodhë. Ke zgjedh mes Botërorit dhe Champions? Nuk dua të zgjedh, do të marrë pjesë në të dyja, kështu që dua t’i fitojë të dyja”, u shpreh Yamal.

Sulmuesi i Barcelonës u ndal më pas në një koment të shkurtër në lidhje me fituesit e Champions League, PSG: “Ata e merituan pasi zhvilluan një sezon fantastik. Unë mendoj se nëse ajo finale do të ri luhej sërish nuk do të përfundonte më 5-0”, theksoi Yamal duke zgjedhur më pas se kë sheh si favorit, për disa çmime personale:

“Mendoj se për trajnerin më të mirë do të votoja Luis Enrique, për portierin më të mirë Donnarumma, ndërsa për lojtarin e vitit Dembele”, u shpreh ndër të tjera Yamal në intervistën e tij për Cadena Ser.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×