Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, ka deklaruar se ndodhet shumë pranë fitores, ndërsa pret zhvillimin e seancës së fundit në Kolegjin e Apelimit të Zgjedhjeve (KAS).
“E përshëndes KAS për qëndrimin e mbajtur. Unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, pasi do të zhvillohet edhe seanca ime e fundit”, u shpreh Kalaja.
Sipas tij, disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike janë rrëzuar nga KAS për shkak të mungesës së legjitimitetit.
“Kandidatët e tjerë janë rrëzuar sepse nuk mund të legjitimoheshin dot. Këta të rrahin e s’të lënë as me qa. Unë dua të shoh votat e mia, në emrin tim personal si Aulon Kalaja, jo vetëm si subjekt politik”, tha ai duke shtuar se nga hapja e kutive në Durrës do të dalin të gjitha faktet.
“Jo vetëm që janë vjedhur votat, por edhe janë trafikuar. Kam parë vota të mia që janë shpallur të pavlefshme dhe i janë kaluar PS-së”, tha Aulon Kalaja.
Aulon Kalaja: I gjithë debati është midis legjitimitetit të kandidatit dhe subjektit politik. Unë e përshëndes KAS se ka mbajtur qëndrim shumë të mirë, unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, sepse kam dhe një seancë tjetër të fundit nesër.
KAS i ka rrëzuar kandidatët e tjerë të PD sepse nuk i legjitimonte dot si kandidatë, sepse këta të rrahin e s’të lënë me qa. Unë kam të drejtë të shoh votat e mia, unë i shoh votat në emër të Aulonit dhe jo subjektit politik.
E mbështes PD, sepse beteja e saj është për transparencë. Nga hapja e kutive në Durrës do të dalin faktet si janë vjedhur votat dhe janë trafikuar. Jo vetëm brenda llojit kam parë dhe vota që i janë kaluar PS si vota të pavlefshme.
()