Një avokate 59-vjeçare nga Lushnja është shpallur në kërkim nga Policia, pas kallëzimit të dy qytetarëve, të cilët pretendojnë se janë mashtruar prej saj.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja K. K. dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, duke u premtuar përfaqësim ligjor që nuk e ka realizuar. Materialet janë referuar në Prokurori dhe vijojnë hetimet për kapjen e saj.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K.