Juventusi e bën zyrtare, largim me “peshë” nga klubi bardhezi

Cristiano Giuntoli dhe Juventusi kanë ndarë përfundimisht rrugët. Klubi bardhezi dhe drejtori sportiv kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen konsensuale të kontratës.

“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Cristiano Giuntoli për ndërprerjen konsensuale të kontratës së drejtorit sportiv. Vendimi u mor nga palët pas një vlerësimi të përbashkët” – shkruan Juventus.

Kujtojmë që periudha e ndryshimeve në Torino nisi para pak ditësh, me emërimin e Damien Comolli si drejtor i përgjithshëm dhe “promovimin” e Giorgio Chiellini si Drejtor të Strategjisë së Futbollit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×