Një debat i ashpër u zhvillua mes përfaqësueses së “Mundësisë” Barbara Doda dhe analistit Fatos Lubonja gjatë emisionit “Log.” në News24, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe situatën aktuale të opozitës në Shqipëri.
Doda, duke reaguar ndaj kritikave për numrin e ulët të mandateve të fituara, u shpreh se opozita që ajo përfaqëson nuk është viktimë.
“PD nuk është viktimë dhe as opozita e vrarë, por e vetmja viktimë në këtë vend është populli që i mungon shpresa, që nuk sheh nga e ardhmja”, tha Doda.
Analisti Lubonja e kundërshtoi këtë qëndrim, duke e pyetur nëse dhe “Mundësia” ishte viktimë e zgjedhjeve të 11 majit”.
“Ju keni thënë se do të fitoni 7 mandate dhe morët vetëm 2. Pse nuk ju votuan”, u shpreh Lubonja.
Doda, megjithatë, këmbënguli se rezultati ishte një fitore simbolike dhe një hap i parë drejt ndërtimit të një alternative të re.
“Kur futesh në zgjedhje duhet të kesh një qëllim të madh. Të paktën formuam një grup parlamentar. Minimumi i mundshëm ishin 2 mandate. Jemi viktimë e të kaluarës, e dy partive të vjetra” shtoi ajo.
Barbara Doda: PD nuk është viktimë dhe as opozita e vrarë, por e vetmja viktimë në këtë rast është populli që i mungon shpresa, që nuk shikon nga e ardhmja
Fatos Lubonja: Po ju nuk jeni viktimë?
Barbara Doda: Jo nuk jemi viktimë, pse të jemi?
Fatos Lubonja: Ju keni thënë se do të fitoni 7 mandate dhe morët 2.
Barbara Doda: E kam thënë dhe unë, kur futesh në zgjedhje duhet të kesh një qëllim të madh dhe të arritshëm. Të kishim një grup parlamentar. Ne morëm 2 mandate dhe ishte minimumi i mundshëm. Ne nuk jemi viktimë, por jemi viktimë e të kaluarës, dy partive të vjetra. Iu ktheve korsisë, që njëra është bosh e tjetra është me pengesa. Problemi nuk është tek makina por tek shoferi.
Fatos Lubonja: Po pse nuk ju votuan ju?
Barbara Doda: Ne e kemi fituar betejën e parë. Por ju keni 35 vjet që justifikoni PD, unë Eraldi e Agroni kaq mund të arrijmë, ju prisnit nga ne ta bënit ndryshimin?
Fatos Lubonja: Mbaje mend këtë debat, se herës tjetër do fitoni më pak
Barbara Doda; Ne njohim vetëm rritje.
()