Klimë e tensionuar tek serbët, Stojkoviç: Largohem nëse jam unë problemi

Në Serbi nuk po kalojnë ditë të qeta. Tashmë nuk përbën më asnjë secret fakti që tek përfaqësuesja serbe nuk janë duke kaluar muajin e mjaltit, por përkndrazi ato që konstatohet është se marrëdhëniet mes stafit Teknik të përfaqësueses dhe disa prej lojtarëve të rëndësishëm e me përvojë që kanë qenë pjesë e kësaj përfaqësuese në të shkuarën nuk janë aspak të mira.

Ka kohë që te Serbia nuk është atmosfera më e mirë. Dhe në këtë frymë po nis edhe cikli i ri kualifikues për këtë përfaqësuese. Shpresohet se kjo do të shfrytëzohet nga kuqezinjtë, që me fitore eventuale të shtunën do të rrisnin gjasat për vendin e dytë në grupin kualifikues për Botëror.

Ndoshta kjo trysni po ndikon për keq tek trajneri i përfaqëseuses serbe Dragan Stojkoviç dhe stafi I tij. Vetë Stojkoviç disa ditë më pare u pa vërtet i nevrikosur me disa gazetarë që nuk ngurruan ta pyesnin për mos thirrjen e disa prej emrave të rëndësishëm të futbollit serb, që kanë mbetur jashtë listës kësaj radhe nga Stojkoviç.

Kështu emra si ai i portierit të Romës, Svilar, Nemanja Radonjiç, Sergei Milinkoviç Saviç apo edhe Dusan Tadiç vijojnë të shkaktojnë shumë zhurmë në mjedisin sportive serb për mosgrumbullimin e tyre. Stojkoviç u mundua të jap nga një arsye për secalin prej tyre për të justifikuar mosgrumbullimim, arsye që si emërues të përbashkët kishin faktin, se sjellja e këtyre futbollistëve së fundmi nuk ka qenë e denjë sipas stafit Teknik serb për t’u thirrur e për të veshur fanellën e kësaj përfaqësuese. Kulminacioni arriti kur vetë Stojkoviç i pohoi gazetarëve se nëse ai është problem do të dorëhiqej nga drejtimi I skuadrës.

Një moment delikat, një klimë aspak e qetë, që mund dhe duhet të shfrytëzohet pozitivisht nga ekipi i Sylvinhos të shtunën në mbrëmje në takimin e shumëpritur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×