Operacioni i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Finlandës rezultoi me çmontimin e një grupi kriminal të fuqishëm, që trafikonte lëndë narkotike amfetaminë, kanabis dhe kokainë në Finlandë. Specifikë e këtij grupi ishte se trafiku drejtoheje nga Shqipëria.
Sipas SPAK, 11 anëtarë të grupit ishin shqiptarë. Prokuroria e Posaçme ka publikuar vetëm inicialet e tyre.
Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për 9 shqiptarë si:
B.S, (27.01.1985)
E.A (alias E.T 07.02.1991)
A.M (07.06.1981)
K.Q (14.04.1981;
T.K (alias T.T 15.10.1977)
G.S (05.07.1994;
E.M, (29.05.1983)
L.H, (09.01.1983)
D.L, (07.06.1983)
Ndërsa dy të tjerë mbeten në kërkim.
11 shqiptarët që drejtonin rrjetin e trafikut të drogës jetonin në Shqipëri dhe vepronin nga qytete si Tiranë, Vlorë, Berat apo dhe Kuçovë. Ata komunikonin me pjesën tjetër të grupit përmes aplikacioneve Signal dhe Telegram.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:
8 automjete
13 telefona celularë
Prova shkresore të ndryshme
Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.
SPAK thekson në njoftimin e parë për mediat se “ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës. Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA)”.
()