Mesfushori fitoi Champions me PSG, tentativë për grabitje në vilën e lojtarit

Dy të mitur u arrestuan ndërsa përpiqeshin të grabisnin rezidencën e Fabián Ruiz në Paris, sipas një raporti të publikuar të hënën nga Le Parisien.

Incidenti ndodhi vetëm dy ditë pasi mesfushori andaluzian i PSG-së u kurorëzua fitues i Champions League, pas suksesit 5-0ndaj Interit në Allianz Arena në Mynih.

Gjithçka ka ndodhur të hënën vonë në mëngjes në një qytet në perëndim të Parisit. Gazeta franceze nuk specifikoi nëse lojtari apo ndonjë nga familjarët  e tij,  gjendeshin në shtëpi në atë kohë.

Ky rast nuk është i izoluar, pasi disa lojtarë të PSG-së dhe familjet e tyre janë “shënjestruar” gjithashtu për tentativa të ngjashme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×