Ministret Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin për të kaluar pushimet në vendin tonë.

I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi  në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe të deputetin e zgjedhur të PS- së në Berat, Ervin Demo prezantuan në Berat programin e Qendrave Shëndetësore Verore, përfshirë Qendrën e re Shëndetësore në Kalanë e Beratit.

Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi masat e marra nga të gjithë strukturat shëndetësore në vend për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Të gjithë strukturave u duhet të jenë të përgatitura gjithashtu për të pritur emergjencat dhe të papriturat që sjellin çdo vit, 700-800 mijë, deri 1 milionë vizitorë. Në të gjithë vendin situata është e njëjtë. Spitalet, Urgjenca Kombëtare dhe e gjithë infrastruktura jonë shëndetësore nuk i shërben vetëm 2.5-3 milionë rezidentëve, por edhe nevojave shëndetësore që lindin gjatë vizitës së 12-15 milionë turistëve” -sqaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e fluksit të turistëve në vend dhe me qëllim ofrimin e shërbimit sa më pranë qytetarëve edhe këtë vit do të vijojnë të funsksionojnë Qendrat Shëndetësore Verore në vend.

2
2

“Një vit më parë, falë zgjerimit të hartës dhe zgjatjes së kohës së qëndrimit hapur, nga 3 në 4 muaj, numri i pushuesve qëpërfituan asistencë në qendrat verore u rrit nga 55 në 80 mijë. Rreth një e treta e tyre ishin pushues të huaj.
Duke u bazuar në këtë përvojë shumë të suksesshme, do të vijojmë të ofrojmë shërbim përmes qendrave verore nga Thethi, deri në Ksamil, e kudo tjetër, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit” – u shpreh Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025, do të kemi në funksion më shumë qendra verore se kurrë më parë, 36 në total me pajisjet e nevojshme jetëshpëtuese.

Gjithashtu, ajo tha se tashmë është gati i gjithë personeli mjekësor që do të shërbejë me profesionalizëm në këto Qendra.

“Pas një procesi rekrutimi të gjatë, u seleksionuan me sukses 295 profesonistë që do të ofrojnë shërbim të pandërprerë në36 qendrat shëndetësore. “Kemi gati “300 spartanë”, mes tyre 93 mjekë, 129 infermierë, 49 shoferë ambulance dhe 24 sanitarë, që vendosen në vijën e parë të frontit, në zonat më të frekuentuara të vendit”- u shpreh minstrja Koçiu.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja  Albana Koçiu theksoi se të gjithë këto kapacitete shtesë përforcojnë sistemin tonë shëndetësor, por nuk janë të vetmet në mbështetje të pushuesve.

“I gjithë sistemi ynë shëndetësor, me qendrat spitalore, spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe 400 qendra shëndetësore të rinovuara tërësisht i përgjigjet realitetit të një turizmi që nuk zhvillohet më vetëm në disa pika kyçe apo vetëm për 2-3 muaj në vit, por një sektori turistik të zhvilluar në të gjithë territorin dhe aktiv gjatë të gjithë vitit”- përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Albana Koçiu.

Kumbaro Kociu
Kumbaro Kociu

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “në Shqipëri kemi pritur 5 milionë vizitorë ose 1 milion më shumë sesa viti 2023. Ndërkohë për këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 1 janar- 30 prill kemi 7-8% më shumë vizitorë”.

Ndërsa deputeti i zgjedhur i PS, Ervin Demo u shpreh se “jam shumë i lumtur që do të kemi një Qendër Shëndetësore në kala, jo vetëm për vendasit por edhe për ata qindra mijëra vizitorë që e vizitojnë kalanë gjatë kësaj periudhe”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×