Nis regjistrimi online në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, fluksi i lartë shkakton probleme në platformë

Bashkia e Tiranës ka hapur të hënën procesin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të qytetit, si dhe kalimin e tyre nga çerdhja në kopsht.

Ndryshe nga vitet e tjera aplikimi këtë vit kryhet vetëm online përmes platformës së dedikuar: e-femijet.tirana.al. Fluksi i lartë dhe rritja e ndjeshme e kërkesave të prindërve për frekuentimin e institucioneve publike parashkollore ka bërë që kjo platformë të mos funksionojë.

Disa prindër që janë regjistruar në platformë, ndonëse kanë hapur një llogari personale me të dhënat bazë nuk kanë marre ende një përgjigje ndërsa këtë të Martë platforma për një regjistrim fillestar nuk ka funksionuar.

Prindërit kanë në dispozicion një afat 20-ditor për të kryer aplikimin, i cili do të mbyllet më 22 qershor. Ata do të informohen përmes e-mailit mbi pranimin në institucionin përkatës, ndërsa nga shtatori fëmijët e regjistruar do të mund të frekuentojnë çerdhen apo kopshtin që kanë zgjedhur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×