“Nuk e kam tërhequr zvarrë”/ Ish-bashkëshortët përplasen “live”, 44- vjeçarja e akuzon për dhunë: Ai përgjonte edhe telefonin, isha e detyruar të punoja për të mbajtur fëmijët

Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmeti është trajtuar historia e një 44-vjeçareje dhe nënë e dy fëmijëve të mitur e cila është në një proces divorci me babanë e fëmijëve.

Shkak i divorcit sipas saj ishte dhuna e herëpashershme psikologjike dhe fizike që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj për shkak të xhelozisë dhe të kushteve ekonomike.

44- vjeçarja rrëfeu gjithashtu për redaksinë e emisionit se bashkëshorti nuk ka punuar asnjëherë dhe nuk ka sjell te ardhura në familje, madje nga ana tjetër gruaja tha se nuk ka mundur dot të ruaj në foto shenjat në trupin e saj nga dhuna për shkak se telefoni i saj mbahej nën kontroll prej bashkëshortit. Pas transmetimit bashkëshorti telefonoi redaksinë duke rrëfyer të kundërtën e historisë.

Ai rrëfeu se me Alketën ishte njohur në televizion dhe se ishin bashkë prej 12 vitesh. Kastrioti u shpreh gjithashtu se nuk ishte dakord që ajo të punonte pasi ai do i plotësonte çdo gjë që ajo do të kishte nevojë.  Më tej ai shtoi se ai tradhtinë e Alketës e kishte marrë vesh pasi fëmijët e tyre kishin qenë duke luajtur me telefonin.

“Alketën e kam njohur në një televizion. Ne së bashku kemi rreth 12 vite. Unë nuk doja që ajo të punonte pasi unë do ta mbaja në pëllëmbë të dorës. Nuk është e vërtetë që unë e kam marrë zvarrë Alketën. Gjithashtu unë nuk e kam përgjuar telefonin e saj. Unë videon e kam parë pasi fëmijët ishin duke luajtur me telefonin. Unë e pyeta nëse ajo më kishte tradhtuar dhe ajo e pohoi një gjë të tillë. Unë e kam falur për tradhtinë e saj”, tha ai.

Gjatë përballjes në studio Alketa ka theksuar se Kastrioti i manipulon gjërat dhe se provat aktualisht janë dërguar në polici. Ajo shtoi se ishte e detyruar të sillte ushqim për fëmijët pasi ai nuk punonte. Sipas saj, ajo shtoi se ka qënë e dhunuar prej vitesh dhe se ka mbajtur shtëpinë ku jetonte së bashku me prindërit e Kastriotit.

“Ai i manipulon gjërat dhe të gjitha provat unë i kam dërguar në polici. Kastrioti nuk punonte dhe unë jam detyruar të sillja ushqim për fëmijët e mi. Unë kam qenë e dhunuar nga ai prej vitesh edhe gjithashtu përgjonte edhe telefonin. Unë kam mbajtur shtëpinë së bashku edhe me prindërit e Kastriotit”, përfundoi ajo.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×