Operacion i përbashkët me SPAK, komisari finlandez: Drejtuesit kryesor të këtij grupi kriminal, shtetas që vepronin nga Shqipëria

Një operacion i gjerë ndërkombëtar antidrogë ka çuar në zbulimin e një rrjeti të organizuar kriminal, me drejtues që vepronin nga Shqipëria.

Lajmi është konfirmuar nga Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare të Finlandës, gjatë një deklarate për mediat pas një aksioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Sipas komisarit finlandez, hetimet kanë nisur mbi dy vjet më parë dhe janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK).

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Gjithashtu, përgëzime për SPAK, për bashkëpunimin e ngushtë dhe efikas gjatë dy viteve të fundit,” – u shpreh komisari.

Gjatë hetimeve në Finlandë janë arrestuar rreth 55 shtetas, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge që është trafikuar kryesisht nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e sekuestruar, rezultojnë të jenë rreth 10 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë, si dhe një sasi e madhe tabletash me lëndë narkotike.

“Nga hetimi rezultoi se drejtuesit kryesor të këtij grupi kriminal ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria,” – deklaroi më tej komisari.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×