Kandidatja për deputete e partisë “Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Barbara Doda, deklaroi në emisionin “Log.” se gjatë procesit të numërimit të kutive të votimit, dy partitë kryesore tentuan të tjetërsojnë votën e “Mundësisë”.
“Ka pasur përpjekje të mëdha për tjetërsimin e votës kur ne nisëm t’i afroheshim mandatit të dytë. Kur dy partitë e mëdha, PD dhe PS, panë që ne kishim shanse reale, u përballëm me tentativa konkrete nga numëruesit për të na dëmtuar”,-tha Doda.
Doda tha se njerëzit që kanë votuar për “Mundësinë” kanë treguar guxim.
“Ata votuan me bindje dhe ne kemi detyrën t’i mbrojmë. Mandati ynë i dytë nuk është marrë nga votat e PD-së, por është produkt i punës dhe mbështetjes së sinqertë të qytetarëve,” – shtoi Doda.
Barbara Doda: Ka patur tentativa për tjetërsim të madhe të votës së Mundësisë kur ne nisëm ti afroheshim mandatit të dytë.
Kur dy partitë e mëdha PD dhe PS panë që ne kishim shanse dhe ishim shumë afër pati tentativë nga numëruesit. Psh te njësia nr/9 filloi një sajesë e re për ngjyrën e fletës së votimit duke hequr mënjanë disa vota. Ne kemi luftuar duke ndërhyrë për çdo votë. Vëzhguesit kanë të drejtën të ndërpresin numërimin kur shohin probleme. Ne kemi luftuar për çdo votë dhe shqiptarët votuan e duhet të shkojnë atje ku kanë votuar.
Njerëzit që kanë votuar për “Mundësinë” kanë patur guxim. Unë nuk mendoj se mandati ynë i dytë është marrë nga votat e PD. Ne kemi arritur ta përkthejmë votën tonë në mandate. PD po sheh problemin tek Mundësia. Ne nuk kemi patur numërues por vetëm vëzhgues. Të dyja partitë e vjetra, kanë fituar. PD ka fituar statusin e partisë së parë opozitare dhe PS ka ruajtur pushtetin.
()