Dinamo ka prezantuar një afrim të ri në sulm. Dinamovitët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Florenc Farrukun, i cili vjen nga radhët e Burrelit.
Postimi:
“Mirë se vjen Florenc Farruku!
Florenc Farruku është sulmuesi më i ri i Dinamo City. Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Sulmuesi 23-vjeçar ka spikatur në sezonin e fundit si golashënues me fanellën e Burrelit. Ai është afrimi i dytë zyrtar i Dinamo City, pas Ysni Ismailit.”, shkruan Dinamo.