Përforcime në çdo repart, në Napoli plotësojnë dëshirat e Antonio Contes

Dukej si një ndarje, por në fakt do të jetë një rilindje: Napoli dhe Antonio Conte kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin. Presidenti De Laurentiis e ka bindur trajnerin me një rrogë të majme dhe një merkato ambicioze, ku ylli i parë pritet të jetë Kevin De Bruyne, me vizitat mjekësore janë tashmë të planifikuara pas angazhimeve me kombëtaren.

Drejtori sportiv Giovanni Manna po punon në disa fronte, duke synuar përforcime në çdo repart për një skuadër që rikthehet në Champions League pas dy sezonesh.

Sa I takon portës Meret pritet të rinovojë, ndërsa japonezi Suzuki mund të afrohet si zëvendësuesi i tij. Ndërkohë në mbrojtje napoletanët janë të priru të blejnë një qendërmbrojtës në lartësinë e Amir Rrahmanit për të formuar dyshen e qendrës së bashku me mbrojtësin darda. Emrat që qarkullojnë për momentin janë ato të Mbrojtja Federico Gatti (Juventus), Sam Beukema (Bologna), dhe Giorgio Scalvini (Atalanta).

Në mesfushë përveç De Bruyne, Napoli interesohet për Davide Frattesi, I cili nuk ka gjetur shumë hapësira tek Inter këtë sezon pavarësisht se sa here ka qenë present në fushë është kthyer në protagonist tek zikaltrit. Raporti I tij me Inzaghin duket se është prishur përfundimisht pas finales së Mynihut, ndaj nëse Inzaghi qëndron tek Inter, Frattes tek Napoli nuk do të jetë më një fantazi e merkatos së verës.

Në sulm Conte kërkon një sulmues qendre dhe një anësor. Emrat për krahët janë Paixao (Feyenoord) dhe Noa Lang (PSV), të dy të ndjekur që në janar pas largimit të Kvaratskhelia-s.

Për qendrën e sulmit pëlqehet Jonathan David nga Lillë dhe dhe Ange-Yoan Bonny (Parma), që ka bërë mirë në Serie A.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×