Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në një lagje të “Ali Demit” në Tiranë, policia arreston autorin

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në lagjen Ali Dem, policia arrestoi autorin. Kështu raporton gazetari i News24, Igli Çelmeta.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldo Neziri. 21-vjeçari akuzohet nga policia për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10 të së dielës, ku është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor shkun menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili u arrestua ditën e sotme.

Policia ka arrestuar edhe pronarin e lokalit Leonardo mejdani, gjithashtu tre punonjës të picerisë për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë, Ferit Basha, Andi Hyka, Keivin Bala. Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×