“Presin akoma nga perëndimorët”, Fatos Lubonja në Log: Po të kishin më shumë respekt, do aplikonin të njëjta standarde me të tyret në zgjedhje

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Log., News24, ku foli mbi situatën e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Lubonja u shpreh se faktori kryesor që tjetërson zgjedhjet në Shqipëri është partia në pushtet, teksa debati kryesor nuk duhet të jetë ndryshimi i opozitës.

Sipas metaforës së tij opozita është e vrarë dhe nuk duhet marrë më shumë me gabimet e saj se sa me faktin që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të ndershme.

Sa i përket përpjekjeve të opozitës në Bruksel, teksa pritet të vijë një mision faktmbledhës në Shqipëri nga PPE, Lubonja shton se jetojmë ende në vasalitet që presim nga Porta e Lartë shkarkimin e vasalit.

Lubonja: E para them se është se drejta e tyre të kërkojnë të drejtën e tyre. E dyta, mendoj se kur delegjitimohet një proces zgjedhor këtu nuk kemi të qartë, kam thënë rastin e Austrisë ku u anuluan zgjedhjet për dy raste, një qendër zgjedhore që u mbyll para afatit dhe diçka e ngjashme. Dy shkelje proceduriale. I shikoj edhe këto që thonë këta pjesë e një drame shumë më të madhe të delegjitimimit të votës.

Ky muhabet më duket sikur i vrari është atje, i kanë futur thikat prapa shpine, pa fund dhe ekspertiza merret jo me atë që e vrau dhe iku por me disa gabime që ka bërë ky i vrari.

Këto janë shenja, simptoma të një psikologjie që akoma pas 30 vjetësh, nuk kemi ndërtuar dot zgjedhje të besueshme. Ndërkohë që janë simptoma anësore, aktori kryesor që ka tjetërsuar zgjedhjet në Shqipëri, partia në pushtet. Ne merremi me opozitën sipas mësimit të Ramës së fundmi, që ky popull duhet të ndryshojë opozitën. Këto zgjedhje janë kështu. Si një garë me makinë, dy korsi opozita dhe qeveria, kjo korsia e opozitës ku i fus të gjithë është e mbushur me gropa, bomba, kjo korsia tjetër është autostradë. Del e para makina. Ne themi nuk e ka fajin rruga por makina. Si të rregullojmë makinën? Jo si të rregullojmë rrugën. Duhet rregulluar rruga, që të bëjmë zgjedhje të ndershme.

Në thelbin e vet tregon se jetojmë në vasalitet, presim të na vijnë nga Porta e Lartë shkarkimi i vasalit që sundon. Se është sjellur keq. Presin akoma nga perëndimorët. Që kanë 30 e ca vjet që po të kishin më shumë respekt do aplikonin të njëjta standarde me të tyre në zgjedhje. Na shikojnë si vend ku na hedhin plehrat, ky vasali i radhës i ka bërë ca favore.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×