Pushime të gjata për Elbasanin, tani mendjen te merkato. Ata pa kontratë janë me valixhe në duar

Aktualisht, skuadra e Elbasanit ka marrë pushimet, për t’i rinisur ato në 30 qershor.

Në përgatitjet pas mbarimit të kampionatit ishin të gjithë lojtarët në apel, por rinisja e tyre do të vazhdojë me disa mungesa, sepse do të ketë largime.

I pari që konfirmoi “divorcin” ishte mesfushori Edon Hasani, por pritet që në ditët në vijim të pasohet edhe me të tjerë.

Rrezikojnë më shumë ata që nuk kanë më kontratë dhe sipas burimeve në klub, nuk do të ketë marrëveshje të re, me ndonjë përjashtim të vogël.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×