Ekspertët ligjorë Redi Ramaj dhe Rezart Kthupi, u shprehën në “Log.” se nëse do të ishte bashkuar i gjithë fronti opozitar në një koalicion të përbashkët, në zgjedhjet e 11 majit, rezultati do të ishte ndryshe dhe sistemi do të shembej.
Kthupi tha se vendosja e rregullave të lojës është thelbësore.
“Ajo që duhet të bëjë PD për të krijuar filizin e bashkëpunimit, është vendosja e rregullave të lojës. Nuk mundesh dhe të luftosh regjimin dhe të bësh pazare me regjimin, si amnistia penale, falja e gjobave”, tha Kthupi.
Ndërsa avokati Redi Ramaj u shpreh se partitë e vogla nuk arritën të bëjnë ndryshimin, duke mos marrë rezultatin e duhur.
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se shqiptarët duhet të bëheshin bashkë në 11 maj, por sipas kandidatit të PD Aulon Kalaja, kjo ndodh vetëm kur ata hedhin valle.
Rezart Kthupi: Ajo që duhet të bëjë PD për të krijuar filizin e bashkëpunimit, është vendosja e rregullave të lojës. Nuk mundesh dhe të luftosh regjimin dhe të bësh pazare me regjimin, si amnistia penale, falja e gjobave.
Redi Ramaj: Të marrësh 2 mandate do të thotë të jesh faktor. Por sot situata politike nuk të jep shans që të futesh përtej një koalicioni opozitar. Nuk ke mundësi të shpalosësh ideologjinë tënde.
Me këtë sistem zgjedhor që kemi, të gjitha këto daljet pa një strategji të qartë për të ndryshuar pushtetin, apo rregullat e lojës jo të barabarta, i bën partitë e reja të mos e bëjnë dot ndryshimin.
Barbara Doda: Nuk ka koalicion kur kërkon të shkrihet partia jote.
Fatos Lubonja: Shqiptarët duhet të bëhen bashkë.
Aulon Kalaja: Shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur hedhin valle.
()