Arbër Çekaj, i cili u shpall fajtor për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në vitin 2018 në Portin e Durrësit, sipas Gjykatës së Lartë, që ka lënë në fuqi vendimin, do të vuajë dënimin me 14 vite burg.
Lënda narkotike u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për kompaninë “Arbi Garden”, në pronësi të Çekajt.
Po ashtu, Gjykata e Lartë ka vulosur dënimet edhe për dy bashkëpunëtorët e tij, Donaldo Lushaj është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.
Droga u kap më 28 shkurt 2018 në Portin e Durrësit dhe përbën sasinë më të madhe të kokainës e sekuestruar ndonjëherë në vend. Sasia ishte ndarë në 528 pako të ndryshme, secila me shenja dalluese.
Sipas Prokurorisë, Arbër Çekaj rezulton të jetë organizatori i gjithë operacionit të trafikimit të drogës, përfshirë porositjen, nisjen, transportimin dhe mbërritjen e lëndës narkotike në Shqipëri.
Arbër Çekaj njihet si pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.
()