Trafiku i drogës drejt Finlandës! Transporti bëhej me kamionë, anëtarë të grupit edhe rumunë, aziatikë e afrikanë

Në operacionin antidrogë të SPAK të realizuar në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën e veprimit të grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike drejt Finlandës.

Kryeprokurori i Finlandës, Hans, tha: “Një nga rrugët nga Holanda për në Finlandë me kamionë me targa polake dhe shofer polak është shumë e zakonshme, pasi amfetamina ka konsum të lartë në Finlandë. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës.”

Në këtë operacion janë arrestuar 55 persona, nga të cilët 10 janë me shtetësi shqiptare, ndërsa ndër të arrestuarit janë edhe polakë dhe finlandezë.

Prokurori Shehu shtoi: “Janë përfshirë rumunë, aziatikë dhe afrikanë në këto rrjete, ndërsa karakteristikë e grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre për qëllime kriminale. Dy nga grupet organizonin trafikimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas në Finlandë, ku kishin rrjetin e shpërndarësve. Një grup tjetër operonte vetëm në Finlandë për blerjen dhe shitjen e drogës, ndërsa një tjetër përdorte shërbimin postar për trafikim.”

Operacioni është një shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ka rezultuar në goditje konkrete ndaj krimit të organizuar.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×