Tregu i brendshëm merr vetëm 20% të prodhimit/ Të destinuara kryesisht për jashtë, nis vjelja e shalqinit në Divjakë

Prej disa ditësh kultivuesit e shalqinit në Divjakë janë filluar të vjelin prodhimin. Mbi 450 hektarë janë të kultivuara këtë vit në këtë zonë, çka do të thotë 20% më shumë sesa sezonin e kaluar bujqësor.

Aktualisht çmimi i shalqinit është sipas cilësisë dhe varieteteve dhe varion nga 45 lekë për tregun e brendshëm dhe 80 deri në 100 lekë për tregun e jashtëm.

Fermerët e Divjakës sipërfaqet e mbjella i kanë kryesisht të destinuara për tregun e jashtëm, vendet e rajonit por edhe në Europë për shkak të cilësisë së lartë dhe hershmërisë.

Me çmimet aktuale të këtyre ditëve, fermerët janë të kënaqur. Temperaturat e larta të këtyre ditëve do të sjellin pjekjen e menjëhershme të kulturës së shalqinit dhe mos futja me kapacitete të plota të eksportit do të çojë në fenomenin e përsëritur vit pas viti të rënies së menjëhershëm të çmimit.

Kjo pasi tregu i brendshëm merr vetëm 20% të prodhimit të brendshëm dhe pjesa tjetër duhet të kalojnë për eksport.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×