Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, shkruan se varfërimi i qytetarëve është qëllim i pushtetit, një mjet i qëllimshëm për të ruajtur kontrollin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu thekson se Niveli i jetesës nuk përputhet me të ardhurat, duke e bërë mbijetesën gjithnjë e më të vështirë për shtresat më të prekshme të shoqërisë.
Postimi i Balliut:
Varfërimi i qytetarëve është qëllim i pushtetit.
Në Shqipëri, pagat janë relativisht të ulëta krahasuar me vendet fqinje, ndërsa çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë shpesh të ngjashme, ose edhe më të larta.
Kjo krijon një kontradiktë të thellë ekonomike, e cila nuk është rastësore, por rrjedhojë e abuzimit dhe korrupsionit të qëndrueshëm.
Niveli i jetesës nuk përputhet me të ardhurat, duke e bërë mbijetesën gjithnjë e më të vështirë për shtresat më të prekshme të shoqërisë.
Varfëria në Shqipëri nuk është thjesht pasojë, por një mjet i qëllimshëm për të ruajtur kontrollin: sa më të varfër qytetarët, aq më të fuqishëm pushtetarët.
()