Videoja që ndezi thashethemet, Dea Mishel qartëson: Mos më lidhni me këdo

Një video e publikuar në Instagram, ku Dea Mishel shihet pranë një mashkulli gjatë një eventi, ka ndezur menjëherë thashethemet në rrjet. Mediat raportuan se bëhej fjalë për partnerin e ri të influencers dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”.

Por vetë Dea nuk ka vonuar të reagojë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka hedhur poshtë këto zëra, duke sqaruar se djali në fjalë nuk është i dashuri i saj.

“Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Aldo Hako është shoku im i ngushtë dhe një nga krijuesit e kompanisë më të mirë të marketingut në Shqipëri,”-ka shkruar ajo, duke i vënë kështu kapak spekulimeve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×