
Valerie Fairman, ish-pjesëmarrëse në reality show-n “16 and Pregnant”, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj: djali i saj, Weston Owen Gosa, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.
“Është kaq e vështirë të shkruaj këtë… Djali im i bukur, Weston, ka ndërruar jetë. Ishte vetëm 16 vjeç. Jeta është kaq mizore dhe e padrejtë,” shkruan ajo në një postim prekës në Facebook.
Në rrëfimin e saj, Valerie shprehet e shkatërruar nga dhimbja dhe e pabesueshme për atë që ka ndodhur. “Do bëja gjithçka vetëm për ta përqafuar edhe një herë,” shkroi ajo.
Në një tjetër postim, ajo ndau një foto të tyre duke u përqafuar, me mbishkrimin: “Prehu në paqe, foshnja ime Weston. Të dua përgjithmonë. Do jesh gjithmonë bebi im.”
Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, por njerka e Weston bëri me dije se familja ka kërkuar autopsi për të zbuluar arsyen.