Zyrtare, Inter ndërpret bashkëpunimin me Inzaghin, e falenderon për kontributin

Tani është zyrtare. Interi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Simone Inzaghi.

Palët kanë marrë këtë vendim, pas mbledhjes së ditës së sotme.

Njoftimi: 

Rrugët e klubit dhe Simone Inzagit po ndahen. Ky është vendimi i marrë me marrëveshje të përbashkët pas takimit që u zhvillua pak minuta më parë. Drejtimi i Interit nga Inzagi do të mbahet mend nga tifozët, lojtarët, drejtuesit dhe punonjësit si i karakterizuar nga pasion i madh, i shoqëruar nga profesionalizëm dhe përkushtim.

Gjashtë trofe: një titull kampion, dy Kupa Italie dhe tre Superkupa Italiane, janë lista e trofeve të fituara në katër sezone, të cilat e kanë rikthyer klubin në majat e futbollit italian dhe europian. Inzagi është një nga trajnerët me më shumë ndeshje në historinë e klubit zikaltër pas Herrera, Mançini, Trapatoni dhe Murinjo. Ashtu si anëtarët e tjerë ekskluzivë të këtij grupi, Inzagi ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e listës së nderimeve të Interit dhe do të mbetet përgjithmonë në histori si trajneri që na udhëhoqi drejt fitores së yllit të dytë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×