Autori qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë, detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditëmë parë në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar është plagosur brenda picerisë “Fantazia”. Gazetari Igli Celmeta raporton për se autori, Aldo Neziri, ka përdorur një armë të fshehur në formën e një stilolapsi për të qëlluar adoleshentin, ndërsa më pas ka hedhur armën në zonën e Laprakës për të zhdukur provat.

Ndërkohë, tre punonjës të picerisë janë nën akuzë, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke fshirë gjurmët dhe provat, si dhe kanë shmangur njoftimin e menjëhershëm të Policisë. Sipas burimeve, Policia është njoftuar vetëm pasi 15-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa efektivët kanë konstatuar se vendi i ngjarjes te piceri “Fantazia” ishte pastruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë ishin fshirë.

Autori i ngjarjes ka pretenduar se e gjithë situata ka ndodhur aksidentalisht, por hetimet paraprake ngrenë dyshime të forta se plagosja nuk ka qenë rastësore.

Gazetari Igli Celmeta: Autori ka përdorur pistoletë në formë stilolapsi. Aldo Neziri e kishte hedhur armën dje në Laprakë. Janë arrestuar edhe tre punonjës të picerisë “Fantazia” që akuzohen se kanë fshirë gjurmët, provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë lajmëruar Policinë e Shtetit. Policia është informuar vetëm kur 15-vjeçari ka shkuar në spital. Efektivët kanë parë se vendi i ngjarjes është pastruar dhe janë hequr edhe pamjet nga kamerat e sigurisë. Autori ka thënë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, por ka dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×