Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira dhe ndarja e pushteteve

Dje, një delegacion i nivelit të lartë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, i kryesuar nga Sali Berisha, zhvilloi një takim me z. Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian nga Grupi ECR dhe pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET).

Gjatë takimit, Berisha vuri theksin tek zhvillimet para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Berisha nënvizoi se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin vetëm një shkelje e thellë e parimeve demokratike dhe Kodit Zgjedhor, por një farsë e plotë elektorale, e zhvilluar nën kushte terrori politik, keqpërdorimi të institucioneve dhe ndërhyrjeje kriminale.

Ai solli në vëmendje një sërë faktesh që sipas tij dëshmojnë një model sistematik manipulimi zgjedhor, përfshirë:

• Blerje masive votash përmes përdorimit të fondeve publike dhe kontratave të paligjshme;

• Aktivizimin e rrjetit të patronazhistëve të Partisë Socialiste dhe keqpërdorimin e të dhënave personale për presion elektoral;

• Infiltrimin e grupeve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor në mbi 10 qarqe dhe mbi 20 bashki, në mbështetje të rreth 30 kandidatëve të PS-së;

Eurodeputeti Rihards Kols u shpreh i mirëinformuar për zhvillimet në Shqipëri dhe shfaqi interes përndjekjen e problematikës të cilat kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë, si nëpërmjet pyetjeve për Komisioneret e KE ashtu edhe ngritjes së një misioni faktmbledhës (fact-finding mission) në Shqipëri për të vlerësuar drejtpërdrejt situatën në Shqipëri.

Në takim u theksua se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk mund të ecë përpara pa rikthimin e standardeve demokratike, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe ndarjen e pushteteve si themel i një sistemi funksional demokratik.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×