Kishte bërë gati “valixhet”, rikthimi i Sarrit mban Hysajn te Lazio

Elsid Hysaj kishte bërë gati “valixhet” për t’u larguar nga Lazio, por e ardhmja e anësorit kuqezi mund të ndryshojë totalisht tani që në krye të ekipit kryeqytetas u rikthye sërish Maurizio Sarri, “komandanti”. Nuk është një sekret që Hysaj është një nga pinjollët e Sarrit, me teknikun “azzurr” që e ka marrë gjithnjë me vete në çdo aventurë të tij në Serie A, përveç kohësh kur ishte pjesë e Juventus.

Hysaj përjetoi një sezon shumë të vështirë, ku fillimisht e pa veten në tribunë, jashtë çdo liste, por më kalimin e kohës fitoi besimin e ish trajnerit Baroni duke e mbyllur vitin me 11 ndeshje dhe 3 asiste.

Hydaj
Hydaj

Hysaj ishte bërë gati të largohej pasi kisha disa oferta jashtë Italisë, por tani mbrojtësi shqiptar mbetet në pritje për të kuptuar qëllimet e Sarrit. Hysaj ka jo pak konkurrencë te Lazio-s, ka përpara një lojtar si Nuno Taveres, i cili edhe pse kaloi një sezon me ulje ngritje, i kushtëzuar nga dëmtimet e shpeshta, ka shumë admirues. Nëse Taveres largohet, atëherë Hysaj pritet të qëndrojë në kryeqytet për t’i qëndruar në krah mentorit të tij, Maurizio Sarri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×