I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tregoi para GJKKO-së se kishte kryer ekzekutimin e biznesmenit Çajup Shehaj për një çështje nderi.
Para prokurorit të SPAK, Behar Dibra ai tregoi se Shehaj kishte ngacmuar nënën e Erisiano Abedinit dhe për pasojë ishte dhënë porosia për ekzekutimin e tij nga banda e kryesuar nga Laert Haxhiu.
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë në GJKKO
Prokurori i SPAK, Behar Dibra pyet bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani: Pse u vra Çajup Selimi?
Artan Tafani: Mora vesh nga Laerti (Haxhiu) se ai (Çajup Selimi) u vra pasi Erisiano (Abedini) kishte pas probleme dhe konflikte me të.
Artan Tafani: Kishin pas sherre sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos.
Artan Tafani: Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua.
Artan Tafani: Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin në një vilë ku ishin me të dashurat.
Kur u nisëm për Korçë, unë Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë dhe një makinë me portobagazh ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin. I morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin, edhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma ler ta bëj unë, të mësoj dorën”.
Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin që unë sa kisha bërë vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë.
()