Laborator i ri inteligjent në shkollën “7 Marsi”, Manastirliu: Të afrojmë më shumë nxënësit me teknologjinë

Nxënësit e shkollës “7 Marsi” në Tiranë kanë tashmë laboratorin e ri inteligjent, që u shërben jo vetëm për lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por edhe për lëndë të tjera.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi shkollën “7 Marsi” ku ndoqi një orë mësimi në këtë laborator.

“Ky laborator sjellë një mënyrë të re dhe më tërheqëse të të nxënit, përmes platformave interaktive dhe projekteve të bukura që nxënësit zhvillojnë me mësuesit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se “në vijim 1 mijë shkolla do të pajisen me laboratorë inteligjentë, me synimin për të afruar më shumë nxënësit me teknologjinë, për të nxitur njohuritë në fushën e programimit dhe kodimit, si dhe për t’iu dhënë atyre mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre drejt inovacionit dhe zgjidhjeve kreative për të ardhmen”.

“Falënderoj mësues stafin mësimor për punën e mirë që bëjnë në veçanti mësuesen e anglishtes së kësaj shkolle, e cila ka gjetur një mënyrë shumë kreative për të punuar edhe më shumë me nxënësit sa i përket anglishtes por edhe duke zgjeruar edhe njohuritë e tjera duke i bërë bashkë në këtë laborator inteligjent, që është shumë funksional në këtë shkollë jo vetëm për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por edhe për të mësuar edhe lëndë të tjera, për tu përmirësuar më shumë, përmes platformave interaktive dhe projekteve të bukura që nxënësit kanë zhvilluar së bashku me mësuesen”, tha Manastirliu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×