Nga Milan tek Ajax, sa shumë admirues për Brojën, Chelsea e shet me skonto

Mbylli një tjetër huazim, këtë herë të Everton, pa lënë thuajse asnjë gjurme, ku në 10 ndeshje krijoi vetëm 4 raste për gol, por këto statistika nuk e zbehin aspak interesimin për Armando Brojën. “Bomberi” kuqezi rikthehet në shtëpi, te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por nuk pritet të qëndrojë gjatë, pasi sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Marseca. Chelsea kërkon të lirohet nga paga e Brojës, për këtë arsye e kanë nxjerrë në shitje, madje edhe me sktono, pasi sipas prestigjiozes “The Sun”, blutë tani janë të kënaqur edhe me 20 milionë paund, shumë më pak se kërkonin vite më parë.

The Sun
The Sun

Është e qartë që ekipi londinez nuk preferon ta lëshoj sërish në formë huazimi, por kërkon blerës për kartonin e tij. Lajmi i mirë është se Broja ka ende shumë admirues, jo vetëm në Angli. Gjithnjë sipas The Sun, në gjurmët e sulmuesin kuqezi është vënë sërish Milan, një skuadër që të paktën në dy vitet e fundit ka kryer sondazhe të shumta në lidhje me Brojën. Kjo mund të jetë vera e duhur për të sjellë në Milano sulmuesin shqiptar pasi në krye të “djallit” është Igli Tare.

Broja 2
Broja 2

Broja pëlqehet shumë edhe në Holandë, ky dy klube “big” si Ajax dhe PSV janë të gatshme të investojnë për të. Emri i tij lakohet edhe në Bundesligë, ku ekipi i Leipzig e sheh si përforcimin ideal për fazën sulmuese.

E përditshmja britanike, shton ndër të tjera në shkrimin e saj, se Broja është vënë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit ku kërkon të jap më të mirën e tij, i vetëdijshëm se kjo pritet të jetë një tjerë vërë e nxehtë ku i duhet të zgjedh për të ardhmen e tij.

Panorama
Panorama

Lajmi i bërë publik nga “The Sun” bëri xhiron në mediat e ndryshme evropiane, ndërsa “Panorama Sport” i kushtoi faqen e parë: “Broja kuqezi. Britanikja The Sun e transferon tek italianët ku shef është Igli Tare”, shton ndër të tjera e përditshmja më e madhe sportive në vend.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×