Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekéve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.