“Problemet e Kosovës personifikohen me Kurtin”, Mentor Nazarko: Shoqërinë e ka kapur amnezia, akoma s’e kuptojnë se 1999-ta nuk ndodh më

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në “Log.” në News24 u shpreh se Kosova po përballet me 2 probleme të mëdha të cilat i personifikon Albin Kurti pasi ka marrë shumicën e votave të kosovarëve.

Nazarko tha se, e keqja endemike e Kosovës është papjekuria politike e krejt elitës kosovare, politikës madje dhe shoqërisë.

Duke diskutuar për ngërçin institucional në Kosovë, analisti Nazarko tha se për shkak të kokëfortësisë, Kurti e ka kthyer Kosovën mbrapsht dhe kjo ka bërë që shoqërinë ta kapë një amnezi duke mos kujtuar se cfarë ka ndodhur në 1999.

Mentor Nazarko: Kosova ka një problem të madh, dhe Albin Kurti është personifikim i kësaj të keqe endemike, papjekuria politike e krejt elitës kosovare, politikës madje dhe shoqërisë.

17 vjet eksperiencë është shumë pak për shtetndërtim. Ato 2 momente që Kosova dallon nga Shqipëria që ajo sdo ti pranojë si epërsi.

E para kosovarët kanë jetuar në një sistem politiko-ekonomik si ai jugosllav më i përparuar se ai i Shqipërisë. Kanë patur pronë private, plane rregulluese, kanë ikur jashtë. Këtë përparim që ka Kosova e ka dhe për shkak të mbikëqyrjes së ndërkombëtarëve.

Kjo papjekuri e personifikon se ka 42% të votave. Për shkak të kokëfortësisë e ka kthyer Kosovën mbrapsht kjo ka bërë shoqërinë ta kapë një amnezi duke mos kujtuar se cfarë ka ndodhur në 1999.

Nëse do të ndodhte sot, nuk do të kishte sulm të NATO-s mbi Serbinë

Nuk kuptojnë vendin që ka Kosova, që nuk është vend i qëndrueshëm.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×