Kreu i PD Sali berisha po jep një deklaratë për shtyp nga Brukseli, në lidhje me raportin e miratuar nga Parlamenti Europian.
Ai u shpreh se ky raport damkosi regjimin e Ramës, si dhe farsën e ndodhur sipas tij më 11 maj me zgjedhjet parlamentare.
“Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të PPE damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor.
Si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, ndërhyri në sistemin e drejtësisë.
U shpreh shqetësim i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi të drejtë për qytetarët.
Raporti denoncoi farsën elektorale të 11 majit, pasi citon hyrjet e raportit të përbashkët të OSBEM, PE, KiE dhe asamblesë të OSBE”, tha ai.